Shqiptari në krye të njësisë speciale “Rangers” në Ushtrinë e Maqedonisë - Bota Sot
Shqiptari në krye të njësisë speciale “Rangers” në Ushtrinë e Maqedonisë

Maqedonia

Shqiptari në krye të njësisë speciale “Rangers” në Ushtrinë e Maqedonisë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:57
Nënkoloneli Mentor Saiti

Nënkoloneli Mentor Saiti nga Gostivari është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rangers” të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve.

Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kansas të SHBA-ve.

Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Rangers”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Ushtrisë së Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët.

Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...