Hristjan Mickoski pranon takimin me të dyshuarit e “Reket” - Bota Sot
Hristjan Mickoski pranon takimin me të dyshuarit e “Reket”

Maqedonia

Hristjan Mickoski pranon takimin me të dyshuarit e “Reket”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:39
Hristijan Mickoski

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pranon se është takuar me të dyshuarit e rastit “Reket”.

Në konferencë për media kushtuar kësaj afere, Mickoski mohoi që takimi të ketë pasur lidhje me veprën dhe ftoi që pushteti të publikojë çfarëdo dëshmie që mund të ketë për përfshirjen e tij.

“Ju e dini që të dyshuarit të parë personalisht ja kam uruar ditëlindjen nga respekti ndaj mediave, përfshirë edhe televizionit në të cilin ai ishte pronar. Po, jam takuar edhe me të tjerët që janë pjesë e kësaj afere por atë që mund të them qartë është se cfarëdo dëshmie që do të nënkuptonte përfshirjen time në drejtim të spekulimit të shëmtuar nga kjo qeveri kriminele, i inkurajoi që tani ta publikojnë”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski akuzoi drejtëpërdrejtë Zaevin për përfshirje në këtë rast, duke kërkuar të zbardhet edhe aktiviteti i mundshëm i funksionarëve të tjerë të pushtetit.

Duke bërë krahasim me rastet e tjera hetimore kur të dyshuarit janë paraburgosur menjëherë, Mickoski hedh dyshimet se lënia në liri e prokurores speciale Katica Janeva është e orkestruar.

“Dyshimet janë se krimi në rastin “Reket” me përmasa të këtilla nuk është i mundur pa mbështetjen e Zoran Zaevit. Dyshimet janë se Zaevi e mbron këtë krim dhe këtë e bazoj në atë që Katica Janeva nuk është në paraburgim dhe mund të arratiset, mund të ndikojë te dëshmitarët dhe mundet që si person i parë i PSP-së ta përsërisë veprën” pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita nuk pranon formimin e Prokurorisë së re Publike me përbërjen e njëjtë të Prokurorisë Speciale si pjesë e saj. Hapat e ardhshëm të opozitës maqedonase akoma nuk janë konkretizuar por nuk përjashtohet mundësia e protestave dhe lëshimit të Kuvendit.

“Po, një prej atyre hapave mund të jetë edhe largimi nga institucionet, protestat, etj. Por besoni që hapat që do t’i ndërmarrë VMRO-DPMNE-ja do t’i befasojnë njerëzit e pushtetit sepse ata ndoshta dëshirojnë skenare në të cilat karriera e tyre politike do të vazhdojë. Do të befasohen, do të munden fuqishëm dhe së shpejti do të duhet të ballafaqohen me përgjegjësinë për krimin e kryer gjatë periudhës së kaluar”-theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski deklaroi se ardhja eventuale e tij në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të përfshijë në asnjë rast kopromisin për ata që kanë shkelur ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...