OBRM-PDUKM: Shihet qartë përfshirja e pushtetit në rastin “Haraçi” - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Shihet qartë përfshirja e pushtetit në rastin “Haraçi”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shihet qartë përfshirja e pushtetit në rastin “Haraçi”

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:16
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se shihet qartë se në rastin “Haraçi” është i përfshirë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Nga atje thonë se sistemi në Republikën e Maqedonisë është sulmuar nga erozioni i rëndë kriminal në masën që nuk funksionon. Në vend kemi shkelur ligje, shkelur prokuroria, mbrohet dhe fshehët krimi.

“Dyshimet se Zaev e mbron këtë krim janë: Katica Janeva nuk është në paraburgim, dhe ajo mund të shpëtojë, të ndikojë në dëshmitarë dhe mund të përsërisë krimin si shefe e PSP-së. Ne mund të shohim që po kjo prokurori kërkoi paraburgim edhe për raste më të vogla.

Zoran Zaev është i vetëdijshëm se “Lidhja Ndërkombëtar” e njërit prej të akuzuarve është në një farë mënyre një fëmijë i LSDM-së.

4. Tani është e qartë pse Zaev insiston në propozimin katastrofik për reformat në prokurori. Ai dëshiron që PSP-ja e kompromentuar të figurojë në sektorin e ri të prokurorisë. Që të fitojmë një PSP të re por me rritje të kompetencave për rritje të keqpërdorimeve”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje tha se përgjegjësi duhet të ketë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...