LSDM: Investimi në zhvillimin e fëmijëve parashkollorë është një investim për të ardhmen tonë - Bota Sot
LSDM: Investimi në zhvillimin e fëmijëve parashkollorë është një investim për të ardhmen tonë

Maqedonia

LSDM: Investimi në zhvillimin e fëmijëve parashkollorë është një investim për të ardhmen tonë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se investimi në zhvillimin e fëmijëve parashkollorë është një investim për të ardhmen tonë.

“Katër kontratat e para u nënshkruan për komunat e Koçanit, Negotinës, Kisella Vodës dhe Kavadarcit, të cilat morën një grant për ndërtimin e çerdheve të reja që do të strehojnë gjithsej 552 fëmijë.

Shuma totale është mbi 3.5 milion euro dhe e siguruar nga Banka Botërore.

Përveç këtyre 4 kontratave, 13 komuna të tjera do të nënshkruajnë marrëveshje të granteve për çerdhet të reja në periudhën e ardhshme. Kjo përmbush qëllimin e deklaruar për të rritur regjistrimin e fëmijëve në kopshte me 50% për katër vjet”, thonë nga LSDM.

Nga athe thonë se në periudhën nga maji 2017 deri në maj të këtij viti, Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ndërtoi dhe pajisi gjithsej 31 objekte, 24 prej të cilave çerdhe dhe shtatë qendra për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...