Rustemi: Tërheqja e aktakuzës për Amzoskin s’ka të bëjë me rastin “Haraçi”

Maqedonia

Rustemi: Tërheqja e aktakuzës për Amzoskin s’ka të bëjë me rastin “Haraçi”

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:06
Burim Rustemi

Sikur të ishin akuzuar Adrijan Amzoski dhe kompania “Fine” DOO Shkup për pretendime të ndërtimeve të paligjshme që lidhen me ndërtimin e objektit Kosmos, PSP nuk do të kishte mundësi të paraqiste padi për rastin “TNT” që përfshin ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Kjo me pak fjalë është arsyeja se pse PSP në vitin 2017 hoqi aktakuzën kundër Amzoskit, pasi OBRM-PDUKM sot hodhi akuza se kjo çështje ka të bëjë edhe me rastin “Haraçi”, pra që biznesmeni kinse e pagoi lirinë e tij.

Prokurori Burim Rustemi për “Fokus” tha se ai personalisht besonte se kjo aktakuzë duhet të rrëzohej, sepse sipas provave që ai siguroi për hetimin e “TNT”, Amzoski kishte rolin e të dëmtuarit, ndërsa jo të akuzuarit.

“Akuzat penale kundër Amzoskit për ndërtime të paligjshme u ngritën në vitin 2011 dhe nuk u aktivizuan deri në vitin 2017. Në kohën kur u bë publike që ne po hetojmë për “TNT”, ose prishjen e paligjshme të objektit “kosmos”, prokuroria e rregullt vendos që të aktivizojë akuzat dhe të ngritë padi kundër Amzoski. Ky veprim ishte i palogjikshëm, ku shihej qartë se fshihej diçka, pasi ata ishin të vetëdijshëm që PSP ishte përgjegjëse për rastin. Kur e mora çështjen, vendosa që aktakuza të hiqej, dhe shefja Katica Janeva u pajtua me mua, pasi biznesmeni nuk mund të akuzohej dhe të dëmtohej në të njëjtin rast. Provat tona treguan se ai ishte dëmtuar”, sqaron prokurori Rustemi, duke shtuar se nëse aktakuza kundër Amzoski do të vazhdonte, rasti “TNT” nuk do të kishte mundësi të hapej.

Ky rast është para përfundimit, gjegjësisht së shpejti do të ketë aktgjykim.

Sot nga partia opozitare OBRM-PDUKM pyetën nëse Adrijan Amzoski ka paguar 260.000 euro Boki 13, që Katica Janeva të tërheq aktakuzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat