A do të ketë zgjidhje për rastin “Haraçi” javën e ardhshme

Maqedonia

A do të ketë zgjidhje për rastin “Haraçi” javën e ardhshme

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:08
Haraçi

Prokurorja speciale Katica Janeva përpara prokurores Vilma Ruskovska duhet të përgjigjet në shumë pyetje me çka edhe pas një muaji që nga hapja e hetimit për rastin “haraçi” kanë ngelur të paqarta.

Cila ishte marrëdhënia e saj me të dyshuarin “Boki 13” dhe biznesmenin Orce Kamçev. Pse një nga telefonat e saj ishte formatuar dhe a kërcënoi prokurorët dhe punonjësit e PSP-së? Ajo gjithashtu duhet të shpjegojë se si ajo ishte duke negociuar me Kamçevin për t’u bërë bashkëpunëtor – dëshmitar në hetimin më të ri të prokurorisë.

Sipas avokatit dhe ish-prokurorit Aleksandar Nakov, prokurorja special publik nuk mund të mbledhë deklarata nga persona të caktuar përmes telefonit, gjegjësisht ajo është kompetent për të zhvilluar seanca dëgjimore në ambientet e prokurorisë publike.

“Ngjarjet e fundit brenda dhe jashtë PSP-së dhe perceptimet e publikut më dërgojnë në një përfundim personal që Prokurori Publik Republikan duhet të kishte reaguar urgjentisht në pezullimin e prokurores speciale dhe normalisht që kërkohet me ligj që të kërkojë shkarkimin e saj para Kuvendit, sigurisht në përputhje me dhe me propozimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi kjo nuk ndodhi, ne jemi tani në një situatë të vështirë si për Katicën ashtu edhe për opinionin, në një dilemë me të cilën Prokuroria Publike është vendosudr në lojë në rastet para gjykatës, prokurori publik në të vërtetë humbet fuqinë për të përfaqësuar rastet para gjykatës, dhe me këtë edhe zëvendësit e saj”, tha Nakov.

Nakov thotë se ritmi i hetimit është vonuar dhe rasti duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mos ngritur dyshime në opinion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat