Anulohet sërish gjykimi për rastin “Titanik”, seanca e radhës më 23 gusht

Maqedonia

Anulohet sërish gjykimi për rastin “Titanik”, seanca e radhës më 23 gusht

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të PSP-së do të vazhdojë më 23 gusht, pasi seanca e sotme është anuluar sërish shkaku i mungesës së anëtarit të Trupit gjykues, gjykatësit Ognen Stavrev.

Edhe seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së Ognen Stavrevit, i cili është në pushim mjekësor.

Lënda udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Në lëndën “Titanik” krahas Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat