Zoran Milevski dhe pensionistja Todorovska merren në pyetje për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Zoran Milevski dhe pensionistja Todorovska merren në pyetje për rastin “Haraçi”

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:16
Zoran Milevski

Pensionistja Liljana Todorovska këtë mëngjes është marrë në pyetje nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në lidhje me rastin “Haraçi”.

Ajo është nënshkruese edhe autore e projektit për qendër evropiane të Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13, ndërsa u bë e njohur kur u mësua se ka marrë 720 mijë euro në bazë të marrëveshjes mes Lidhjes Ndërkombëtare Shkupi dhe Pelisteri.

Pas arrestimit të Boki 13, ajo u arsyetua se 720 mijë eurot i janë marrë nga banka dhe përfaqësues të Lidhjes Ndërkombëtare, por deri tani nuk është e qartë ku kanë përfunduar paratë, duke pasur parasysh se nga projekti nuk ka asgjë.

Në Prokurori sot ka dëshmuar edhe Zoran Mileski Kiçeec, i cili së bashku me Boki 13 u arrestua gjatë tentimit për ta lëshuar shtetin, por është parë edhe në pamjet që i publikoi gazeta italiane “La Verita”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat