Deponia në Debërcë, komuna fiton kontestin

Maqedonia

Deponia në Debërcë, komuna fiton kontestin

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Debërca fitoi betejën e parë ligjore me shtetin. Komisioni qeveritar i shkallës së dytë u përgjigj pozitivisht ndaj ankesës së paraqitur nga komuna kundër vendimit për ndërtimin e një deponie rajonale për pjesën jugperëndimore në territorin e saj. Bëhet fjalë për studimin e vlerësimit të që ndikon mbi mjedisin jetësor vendi i planifikuar. Kryetari i komunës, Nogaçevski, për “Alsat” deklaroi se e gjithë procedura ishte zhvilluar në mënyrë jo transparente pa respektuar mendimet e disa institucioneve.

“Vendimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, respektivisht organit të shkallës së parë e anuloi dhe e ka kthyer atë për rishqyrtim dhe pikërisht këtë e konsiderojmë si një fitore në këtë betejë ligjore. Në vendim theksohet se ata do të duhet ta anulojnë vendimin dhe të përsërisin të gjithë procedurën e bërjes së studimit për arsyetim ekologjik. Atyre u janë dhënë gjithashtu edhe disa vërejtje të caktuara se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të marrin mendimet e institucioneve të caktuara”, tha Zoran Nogaçevski, Kryetar i Komunës së Debërcës.

Nogaçeski thotë se të gjitha argumentet janë në anën e tyre. Sipas tij, teknologjia e parashikuar për deponinë është e papërshtatshme dhe përtej të gjitha standardeve. Nga komuna thonë se plani fillestar ka paraparë deponi rajonale në minierën e lëshuar në Osllomej të Kërçovës. Banorët e Debërcës, edhe me referendum kundërshtuan ndërtimin e deponisë rajonale në komunën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat