Janeva: Shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet - Bota Sot
Janeva: Shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet

Maqedonia

Janeva: Shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:34
Katica Janeva

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ajo do të japë deklaratë për rastin “Reket”.

“Unë jam akoma prokurore speciale. Prokurorët e mi po punojnë në rastet dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të përfundojnë disa raste. Sa për deklaratën time sot, shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet”, tha Janeva.

Përpara godinës së PTHP-së, Janeva përveç nga ekipet e shumta të gazetarëve u prit edhe nga avokati, Stevan Pavleski.

Janeva do të duhet të japë përgjigje në disa pyetje që u hapën në opinion, pasi që muajin e kaluar u hap rasti “Reket”, në të cilin tani për tani, për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec.

Në incizimet e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”. Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...