Maqedonia e Veriut pret raportin e AUVK-it për importin të peshkut nga Kosova

Maqedonia

Maqedonia e Veriut pret raportin e AUVK-it për importin të peshkut nga Kosova

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 13:59
Maqedonia e Veriut pret raportin e AUVK-it për importin të peshkut nga Kosova

“Lufta” tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e ka shtyrë ministrinë e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që të vijë në Kosovë për të kërkuar heqjen e masave të vendosura ditë më parë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mjaltë natyrale dhe për patate.

 Ky vendim për reciprocitet nga Ministri i MTI-së Endrit Shala  ka  ardhur si rezultat i ndalimit të peshkut muaj më parë nga autoritetet maqedonase.

Pas takimit, Ministri Shala dhe ministri Bekteshi deklaruan se  janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit nga Maqedonia  e Veriut me analiza shtesë nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.

Ministri Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate.

Shala: Jemi dakorduar që deri të premten t’i sigurojmë analiza shtesë për peshkun 

 “Ne jemi dakorduar që deri në fund të kësaj jave Agjecioni jonë t’i përfundon detyrat e veta dhe pas kësaj Agjencioni i Veterinës së Maqedonisë së Veriut ta heqë   atë barrierë që e ka me Republikën e Kosovës. Ne u dakorduam që të ndërmerren këta hapa institucional dhe në momentin që të dy palët, edhe Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut, do ta eliminojmë masën e vendosur nga ne si Ministri e Tregtisë, por një kohësisht edhe atë barrierë që po i shfaqet bizneseve tona gjatë eksportit të atij produkti në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Shala.

Ndërsa, ministri Kreshnik Bekteshi po ashtu tha se vetëm pasi të sigurohen nga AVUK për monitorimin aktiv të peshkut, mund të lejohet peshku i Kosovës në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Bekteshi theksoi se masat marra ndaj mallrave maqedonase nuk shënojnë ndonjë impakt të madh negativ, por sipas të cilit, është imazhi i keq që paraqet për vendet tona, marrë parasysh përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për Kosovën.

Bekteshi: Jemi të obliguar të marrim masa për shkak obligimeve nga direktivat e BE-së

“Është me rëndësi të theksohet se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Republikën e Kosovës, por është një masë e cila është marrë për të gjitha shtetet të cilat nuk e implementojnë monitorimin aktiv sa i përket produkteve të peshkut. Që nga viti i kaluar ne si Qeveri i kemi njoftuar institucionet përkatëse të shteteve fqinje, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën për të filluar implementimin e këtij programi në mënyrë që ne të eksportojmë produktet tona në Bashkimin Evropian… Presim që në tetor të fillojmë edhe negociatat me Bashkimin Evropian dhe marrë parasysh edhe kapitujt që tangojnë këtë problematikë, ne jemi të detyruar që të implementojmë këso lloj masash dhe programesh, për shkak se kemi marr obligime”, tha Bekteshi.

Ndërsa, zyrtarë të AVUK theksuan për KosovaPress se nuk kanë qenë të obliguar ligjërisht që të bëjnë monitorimin e produkteve të peshkut me anë të këtij program të kërkuar nga shteti fqinj, në këtë rast Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut për momentin nuk është duke importuar peshk nga asnjë shtet fqinj, por shumica e importit bëhet nga shtetet e BE-së veçanërisht nga Danimarka dhe Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat