Maqedonia dhe Bullgaria do të forcojnë bashkëpunimin rajonal

Maqedonia

Maqedonia dhe Bullgaria do të forcojnë bashkëpunimin rajonal

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministrja për Zhvillim Rajonal dhe Urbanizëm të Republikës së Bullgarisë, Petra Avramova, sot në Shkup nënshkruan memorandum për bashkëpunim në mes dy ministrive.

Milevski tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është si rezultat i zbatimit të marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, të nënshkruar në mes të dy qeverive, e cila parasheh bashkëpunim në fushën e integrimeve euroatlantike për përgatitje sa më mirë të vendit tonë.

“Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe lidhjes miqësore në mes të dyja vendeve, në frymën e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, Ministria për Vetëqeverisje Lokale dhe Ministria për Zhvillim rajonal dhe Urbanizëm të Bullgarisë me nënshkrimin e memorandumit do të vendosin bashkëpunim institucional për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e funksionimit në fushën e zhvillimit rajonal, nëpërmes bashkëpunimit ndërkufitar dhe vetëqeverisjes lokale”, tha Milevski.

Ndërsa ministrja Avramova tha se vendosja e dialogut politik do të jep impuls edhe më të fortë në fushat e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat