Maqedoni, zvogëlohet TVSH-ja tek disa ilaçe dhe tek energjia për ngrohje

Maqedonia

Maqedoni, zvogëlohet TVSH-ja tek disa ilaçe dhe tek energjia për ngrohje

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:46
Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 150-të ka miratuar Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e të mirave dhe shërbimeve të cilat i nënshtrohen shkallës preferenciale të tatimit të vlerës së shtuar, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Me këtë vendim, siç theksohet, zvogëlohen çmimet e një numri të caktuar të ilaçeve, duke përfshirë ilaçet për mjekësi veterinere dhe përshkruhet shkallë tatimore prefernciale prej pesë për qind për energjinë për ngrohje, e cila u miratua në njërën prej mbledhjeve paraprake të Qeverisë.

Ndryshe, sot Qeveria e Maqedonisë gjithashtu miratoi Informacionin për rritjen e pagave në arsim duke nisur nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat