Komunikacioni në Maqedoni, ndryshim të regjimit në rrugën Gostivar-Tetovë

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, ndryshim të regjimit në rrugën Gostivar-Tetovë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në kalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa në kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Për shkak të aktiviteteve ndërtimore në pikëpagesën në Tetovë, rruga Gostivar-Tetovë sot do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit.

Ndryshim të regjimit të komunikacionit ka edhe në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, pjesa Petrovec-Katllanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat