LSDM: Rritje të pagave do të ketë edhe në sektorin privat

Maqedonia

LSDM: Rritje të pagave do të ketë edhe në sektorin privat

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se paga mesatare në vend është rritur për 4.1 përqind.

Nga kjo parti thonë se trendi i rritjes së rrogës vazhdon, duke shtuar se kjo është konfirmim se ekonomia është stabile dhe e vendosur në themele të shëndoshë.

“Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare në qershor 2019 ka arritur 25.205 denarë, që është 4.1 përqind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të viti 2018. Kjo gjithashtu paraqet rritje të pagës mesatare për 1002 denarë për periudhën deri një vit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se përmes rritjes së ndihmës shtetërore për kompanitë, rritje të pagave do të ketë edhe në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat