Juristët: Janeva nuk është dashur të paraqitet me avokat në Prokurori për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Juristët: Janeva nuk është dashur të paraqitet me avokat në Prokurori për rastin “Haraçi”

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:59
Katica Janeva

Juristët në vend vlerësojnë se prokurorja speciale Katica Janeva, nuk është dashur të ketë avokat gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria për rastin “Haraçi”.

Ata thonë asnjë dëshmitari nuk i lejohet avokati, duke shtuar se ose nuk është thënë e vërteta për çështjen të cilën është ftuar Janeva, ose bëhet fjalë për improvizim.

“Dëshmitari sipas definimit nuk mund të shoqërohet nga avokat. Dëshmitari duhet të tregojë dhe përshkruajë ngjarjen ashtu siç e ka parë dhe përjetuar, e jo dikush tjetër të ndikojë dhe t’i tregojë si e ka parë dhe përjetuar ngjarjen. Asnjë dëshmitari nuk i lejohet avokati. Për këtë arsye kjo është “pak shumë”. Do të thotë ose nuk është thënë e vërteta në lidhje me atë që është ftuar Janeva, ose bëhet fjalë për improvizim”, thonë juristët për “Deutsche Welle”.

Ndërsa si çështje tjetër kontestuese e shohin faktin se avokati i Katica Janevës, Stevan Palvevski është edhe mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve të PSP-së në rastin “Perandoria” – afaristit Cvetan Pandellevski.

“Për këtë duhet të reagohet, duke pasur parasysh se Janeva akoma është prokurore speciale. A mund të ketë ajo ndikim në rastin ‘Perandoria’? A mund të jetë falënderuese? Po. Për këtë arsye dikush nga Prokuroria duhet të reagojë për këtë”, thonë juristët.

Ndryshe, dje Katica Janeva ka dhënë dëshmi për rastin “Haraçi”, ndërsa gjatë ardhjes në Prokurori ishte e shoqëruar nga avokati Cvetan Pandellevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat