Një muaj paraburgim për Katica Janevën

Maqedonia

Një muaj paraburgim për Katica Janevën

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykatësi i procedurës paraprake në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”.

Janeva, e cila u arrestua sot gjatë ditës, ka të drejtë të ankimojë vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.

Paraburgimi i saj vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masën e paraburgimit, Katica Janeva është nisur për  në burgun e Shutkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat