Mbyllet për qarkullim bulevardi tek Bit Pazari në Shkup

Maqedonia

Mbyllet për qarkullim bulevardi tek Bit Pazari në Shkup

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej sot do të mbyllet për qarkullim bulevardi “Krste Petkov-Misirkov”, gjegjësisht pjesa në drejtim të Bit Pazarit, nga udhëkryqi me bulevardin “Goce Dellçev”.

Kjo pjesë do të jetë e mbyllur prej orës 08:30 sot në mëngjes, deri nesër në orën 8:30, për shkak të asfaltimit të rrugës.

Linjat e autobusëve do të rikahëzohen kah Panairi i Shkupit dhe nga dalja “Kontinental”.

Nga NTP Shkup thonë se linjat 2, 16, 43 dhe 50 nga bulevardi “Goce Dellçev”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt Panairit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat