LSDM: Shteti i së drejtës funksionon, ligjet vlejnë për të gjithë

Maqedonia

LSDM: Shteti i së drejtës funksionon, ligjet vlejnë për të gjithë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:14
Ilustrim

Shteti i së drejtës funksionon, ndërsa ligjet vlejnë për të gjithë, komentojnë për LSDM, pas arrestimit të mbrëmshëm të prokurores Katica Janeva.

“Si deri më tani, LSDM i inkurajon dhe u bënë thirrje të gjithë institucioneve që të vazhdojnë me hetim të thellë dhe të pavarur për rastin ‘Haraçi’, të procedohet në përputhje me ligjet. Si parti përgjegjëse, mbështesim tërësisht përpjekjet e organeve hetuese për zbardhjen e këtij rasti dhe të gjithë rasteve tjera. Presim hetimi të vazhdojë drejt atje ku na dërgojnë dëshmitë, të tregojnë të gjitha detajet dhe askush të mos dëmtohet, as të amnistohet”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se përgjegjësi patjetër të japin të gjithë të përfshirët, pa dallim të përkatësisë politike apo ndonjë përkatësie tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat