Lëvizja Besa: Arrestimi i Janevës i vonuar, kërkojmë zgjerimin e hetimeve edhe për aktorë tjerë

Maqedonia

Lëvizja Besa: Arrestimi i Janevës i vonuar, kërkojmë zgjerimin e hetimeve edhe për aktorë tjerë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, e ka komentuar arrestimin dhe paraburgosjen e prokurores speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Nga Lëvizja Besa thonë se tani Prokuroria Publike është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik.

“Prandaj inkurajojmë Prokurorinë Publike që mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Haraçi” por njëkohësisht mos të fokusohet i gjithë kapaciteti hetimor vetëm në këtë rast por paralelisht të vazhdojnë hetimet edhe për raste tjera deri në zbardhjen e plotë të tyre”.

“Njëkohësisht apelojmë deri te prokurorët e Prokurorisë Speciale, që leksionin që e morën nga rasti “Haraçi” t’u shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre fillestar për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë”.

“Pasi deri më tani kemi vlerësuar se qasja e Prokurorisë Speciale ka qenë selektive dhe e njëanshme, inkurajojmë që ata të procedojnë sa më shpejt hetimet edhe për të dyshuar potencial nga rregjimi i kaluar që janë politikisht aktiv në partinë e quajtur BDI”.

“Rikujtojmë që çdo drejtësi e vonuar është vrasje e shpresës për një ardhmëri më të mirë në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Besa ashtu si në fillim edhe sot mbetet e pa lëkundur në qëndrimet e saj se askush nuk duhet të bëjë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në këtë shtet”.

“Edhe njëherit rikujtojmë qëndrimin tonë se është më se e nevojshme që sistemit juridik të shtetit t’i jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni Shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale, me kredibilitet dhe respektim të ligjeve në mënyrë të njejtë për të gjithë pavarësisht përkatësisë politike, etnike, fetare etj”, thonë nga Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat