Tre persona në Prilep dyshohen për dhunë, ngritet aktakuzë ndaj tyre

Maqedonia

Tre persona në Prilep dyshohen për dhunë, ngritet aktakuzë ndaj tyre

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Prilepit ka sjellur vendim për zbatimin e procedurës hetuese ndaj tre personave, të ciltë dyshohet se e kanë kryer veprën penale “dhunë”.

Ata më 19 gusht në një kafene në Prilep, pa arsye e kanë sulmuar një 21-vjeçar, i cili ka qenë i ulur në lokal. Përleshja fizike ka vazhduar para kafenesë, me çka 21-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për kurim në Shkup.

Është arrestuar një 44-vjeçar nga Prilepi, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të moshës 23 dhe 18, nuk janë të kapshëm për organet e rendit.

Pas propozimit të Prokurorisë, të dyshuarve ju është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa për dy të dyshuarit që janë në arrati, paraburgimi do të fillojë në ditën kur do të arrestohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat