Rasti “Monstra” shtyhet për më 5 shtator

Maqedonia

Rasti “Monstra” shtyhet për më 5 shtator

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:45
Rasti “Monstra”

Gjykimi për rastin “Monstra” vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës më 12 prill të vitit 2012 është shtyrë për 5 shtator për shkak të mungesës së kryetarit të këshillit të gjyqtarëve Ognen Stavrev, i cili është në pushim mjekësor.

Gjyqtari Osman Shabani, informoi se për shkaqe ekonomike të procedurës së sotme nuk është sjellë nga burgu i Shtipit i dyshuari Fejzi Aziri, si dhe nuk janë ftuar të dëmtuarit në procedurë.

Në procedurën e më hershme për rastin “Monstra” me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Azir dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimet në dhjetor 2017 dhe liroi të arrestuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe atyre u caktoi masa të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori përsipër Prokuroria Speciale Publike dhe rasti u dërgua në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat