Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Maqedonia

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion antidrogë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth  22 kg drogë. Operacioni po zhvillohet në bulevardin kryesor të qytetit.

Droga është gjetur në një makinë të tipit ‘Mercedes’ me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra.

Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për shkak të dyshimeve se mund të ketë më shumë persona të involvuar.

Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe  me çfarë qëllimi është futur në makinë.

I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa për disa minuta polica ka arritur të përfundojë me sukses një pjesë të aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat