Në Evropë në vit mblidhen 486 kilogramë mbeturina, në Maqedoni 344

Maqedonia

Në Evropë në vit mblidhen 486 kilogramë mbeturina, në Maqedoni 344

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Në Bashkimin Evropian, komunat mbledhin mesatarisht 486 kilogram mbeturina komunale për kokë banori në vit, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2017. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar nga një vit më parë dhe është shtatë përqind nën kulmin e 525 kilogramë në vitin 2002.

Ndër vendet anëtare të BE-së, shumica e mbeturinave për kokë banori në vitin 2017 u mblodhën në Danimarkë – 781 kg, e ndjekur nga Qipro – 637 kg dhe Gjermania – 633 kg.

Në vendet e rajonit, më shumë mbeturina komunale për kokë banori u grumbulluan në Greqia – 504 kg, Sllovenia – 471 kg dhe Shqipëria – 436 kg, ndërsa Maqedonia e Veriut është ndër tre vendet të fundit me 344 kg, e ndjekur nga Serbia – 306 kg dhe Kosova me 228 kg mbeturina për frymë.

Në vend mbledhja e mbeturinave për kokë banori në nivel vjetor ka shënuar rënie në krahasim me vitet e kaluara, ku në vitin 2015 janë mbledhur 380 kg dhe në vitin 2016 385 kg mbeturina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat