Stefanova: Kompetencat e mija janë ende të vlefshme për të zhvilluar gjykime

Maqedonia

Stefanova: Kompetencat e mija janë ende të vlefshme për të zhvilluar gjykime

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:14
Lile Stefanova

Pasi avokatët dhe të akuzuarit për rastin “Titanik” sot kërkuan që gjykimi të ndërpritet pasi shefja e PSP-së Katica Janeva është në paraburgim, gjykatësi Osman Shabani e shtyu seancën.

Mbrojtja argumentoi se prokurorët e tjerë nuk ishin kompetent për të zhvilluar gjykimet, do të thotë përgjegjës ishte vetëm Janeva, e cila është në paraburgim. Kështu që ata theksuan se prokurorja Lile Stefanova nuk mund të përfaqësonte më rastin.

Prokurorja Stefanova theksoi kompetencat e saja ende janë të vlefshme, por edhe ajo kërkoi anulimin e seancës që të mund të sqarohet.

“U thanë ngjarje serioze nga mbrojtja dhe kërkuan shtyrjen e seancës së sotme. Si prokurore publike, unë i konsideroj fuqitë e mia ende të vlefshme edhe pse është një fakt që Katica Janeva është në paraburgim”, tha Stefanova.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 4 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat