Milloshoski: Ligji për PSP-në është i qartë, Këshilli nuk mund të zgjedh ushtrues detyre

Maqedonia

Milloshoski: Ligji për PSP-në është i qartë, Këshilli nuk mund të zgjedh ushtrues detyre

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:32
Antonio Milloshoski

Deputeti i partisë opozitare maqedonase Antonio Milloshoski, përmes rrjeteve sociale ka komentuar çështjen lidhur me pasardhësin e Katica Janevës, e cila është paraburgosur, si e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Milloshoski thotë se Këshilli i Prokurorëve Publik nuk mund të zgjedhin ushtrues detyre në Prokurorinë speciale pasi që detyrë e tyre është që të zgjedhin vetëm në Prokurorinë Publike.

““Sipas nenit 18 paragrafi 4 nga Ligji për Prokurorinë Publike, Këshilli i Prokurorëve Publik ka kompetencë të emërojë vetëm ushtrues detyre në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë deri në zgjedhjen e drejtuesit e jo të emërojë ushtrues detyre në prokuroritë tjera e as më pak të zgjedhë ushtrues detyre në Prokurorinë Speciale Publike”.

“Ligji për Prokurorinë Special Publike ëshë i qartë, pas ndërprerjes së mandatit të prokurorit special pubik, pasardhësi zgjidhet sipas procedurës së vërtetuar sipas nenit 3 nga Ligji”, shkruan Milloshoski duke shtuar se nuk duhet të befasohemi nëse Zaev dhe Joveski zgjedhin ushtrues detyre përmes këtij këshilli edhe në institucionet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat