Policia e Maqedonisë arreston dy persona nga Çairi

Maqedonia

Policia e Maqedonisë arreston dy persona nga Çairi

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Çairi i Shkupit.

Gjatë kontrolli të mëparshëm policia kishte gjetur në vendbanimin e të arrestuarve një matëse digjitale në të cilën kishte mbetje të materies pluhur që dyshohet të jetë substancë narkotike.

“Me datë 22.08.2019 në ora 13:15 personat, B.L. (50) dhe vëllai i tij M.L. (48) janë arrestuar në Stacionin Policor të Bit Pazarit, pas një kontrolli të mëparshëm nga policia në shtëpinë e tyre në Çair, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Shkup 1. Gjatë kontrollit, në një matëse digjitale është gjetur materie pluhur që dyshohet të jetë drogë, dorëzuan për ekzaminim ekspert. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat