Viti i ri shkollor do të fillojë me grevë të SASHK, kërkojnë rritje të pagave

Maqedonia

Viti i ri shkollor do të fillojë me grevë të SASHK, kërkojnë rritje të pagave

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Këshilli i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në mbledhjen e sotme ka vendosur që vitin e ri shkollor 2019/2020 ta fillojë me grevë paralajmëruese.

Me këtë vendim, pushimi për nxënësit do të vazhdojë për të paktën edhe një ditë.

Në mbledhjen e sotme të SASHK ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

SASHK nuk e pranon rritjen e rrogës për 5 përqind, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre që rritja e rrogave për arsimin fillor, të mesëm dhe universitar duhet të jetë 25 përqind.

Nga SASHK thonë se nëse deri në afat të caktuar nuk pranohen kërkesat e tyre, do ta vazhdojnë grevën dhe do të marrin masa të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat