Ahmeti: Arrestimi i Janevës nuk është skenar i montuar politik

Maqedonia

Ahmeti: Arrestimi i Janevës nuk është skenar i montuar politik

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:24
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti vlerëson se ngjarjet e fundit me rastin ‘Haraçi’ dhe arrestimi i kryeprokurores speciale nuk janë skenare, por rrjedhë e rrethanave të cilat duhet të zbardhen deri në fund.

“Para drejtësisë duhet të del secili që ka shkelur ligjet. Por nuk vlerësoj se ky është skenar i disa qarqeve ose i kurdisur. Kjo ka ndodhur në rrethana të cilat duhet të hetohen dhe të zbardhen. Këtu bëhet fjalë për zili personale. ‘Zilia shkatërron njeriun’ është një prej shprehjeve të popullit tona që shpjegon gjithçka. Gjithsesi se është skandal dhe kjo po më zhgënjen”, u shpreh Ahmeti.

Ai në deklaratën për gjendjen aktuale në vend pas vizitës së fshatrave të Gostivarit Llokovicë dhe Sërmnovë, potencoi rëndësinë e vetingut të cilin partia e tij e promovon në opinion.

“Vetingun përpiqemi ta instalojmë prej shumë kohës dhe të mos vlejë vetëm për prokurorët, gjykatësit por edhe për politikanët që udhëheqin me shtetin. Ky është një skanim i llojit të vetë i cili do të na dëshmojë se kush janë udhëheqësit e ardhshëm”, shtoi Ahmeti.

Ai banorëve të fshatrave të Gostivarit ju tha se i është premtuar nga drejtori i ‘Rrugët e Maqedonisë’ se krahas asfaltimit të pesë kilometrave të rrugës lokale, së shpejti do të vazhdohet edhe me dy kilometer të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat