Dibrani i njohur Ilirjan Rusi festoi ditëlindjen në Shkup, në prani të shumë miqve

Maqedonia

Dibrani i njohur Ilirjan Rusi festoi ditëlindjen në Shkup, në prani të shumë miqve

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:06
Ilirjan Rusi

Një moment i veçantë duket të ketë qenë mbrëmja e kaluar për Ilirjan Rusi një veprimtar i njohur të diasporës shqiptare në SHBA në Shkup.

Mbrëmë në Shkup, në Hotel Park, restoranti – Four, Ilirjan Rusi në prani të shumë miqve të tij, si Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti, kryeministri i republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nënkryetari i qytetit të Shkupit, afaristi i njohur Enver Maliqi, si dhe shumë afarist, festoi ditëlindjen e tij duke mbush 59 vjet.

Urim të veçantë, ai mori nga Ramush Haradinaj i cili në fejsbuk profilin e tij, mikut të tij, Ilirjan Rusi i është falemnderuar për ftesën, si dhe duke i uruar edhe mëtej gëzime e mbarësi.

“Në Shkup, në festën e ditëlindjes së Ilirit, në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran, mikut tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Turhan Rusit, i cili një jetë u vu në shërbim te atdheut. Mirënjohës edhe dy djemve tjerë të Turhanit, Selimit dhe Arbenit me familje, për mikpritjen në ditëlindjen e vëllait Ilirit. Urime e veç për gëzime pritshi. Faleminderit për nderimin që na bëtë Anitës dhe mua!”, ka shkuar Ramush Haradinaj.

Ilirjan Rusi është një veprimtar i njohur të diasporës shqiptare në SHBA. Ai është dibrani, që me familjen e tij tash disa dekada jetojnë në Nju Jork, dhe është bërë një emër i respektuar nga figura eminente të politikës dhe administratës amerikane, që ka dhënë kontribut të madh për çështjen shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe trevat e tjera.

Të ftuar kanë qen edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por nga pamundësia për prezencën e tyre, por nuk munguan urimet në anë të telefonatave për Ilirjan Rusin, duke i dëshiruar shëndet, dhe suksese edhe më tej në punën e tij.

Ilirjan Rusi pranoi urime edhe nga ParkLand Hostpitali Grup, të cilit i dëshiruan edhe shumë vite shëndet, fat dhe lumturi.

Mysafirët i argëtuan, kitaristin virtuoz i Argjentinës, zotëri Alex Fox, i cili erdhi special në mbrëmjen er ditëlindjes e të dashurit mikut të tij Ilirjan Rusi, si dhe këngëtari shqiptar Gena.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat