Lëndohet një person në aksident trafiku në rrugën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Lëndohet një person në aksident trafiku në rrugën Shkup-Tetovë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Seminisht.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në mes makinës “BMW” me targa të Austrisë, e drejtuar nga shkupjani H.I (20) dhe makinës “Yugo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.A (39) nga fshati Bukoviq.

Në aksident është lënduar N.A, ndërsa bashkudhëtari në të njëjtën makinë F.A (37) dhe shoferi i makinës tjetër H.I, kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat