Pendarovski: Nuk kam asgjë kundër që ekspertë të huaj të punojnë në sistemin gjyqësor

Maqedonia

Pendarovski: Nuk kam asgjë kundër që ekspertë të huaj të punojnë në sistemin gjyqësor

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:39
Stevo Pendarovski

“Komuniteti i biznesit dhe politika nuk duhet të ndikojnë në hetimin e prokurorisë publike në rastin “”Haraçi”. Kështu ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës në në minierën Sasa në Makedonska Kamenicë.

“Të jemi të durueshëm, të shohim se çfarë do të tregojë hetimi. Tani në këtë moment nuk do të doja të komentoj se si shkojnë punët. Me rëndësi është që kanë nisur përpara. Duam të shohim hetim të shpejtë dhe thelbësor, dhe hetim ku nuk ndjehen ndikimet e jashtme, as nga komuniteti i biznest, e as nga ana e politikanëve”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se sipas informatave që posedon, nuk ka përzierje të pushtetit për atë se në cilin drejtim duhet të shkojnë hetimet në këtë aferë dhe se nuk ka pasur frikësim nga ana e funksionarëve ndaj dëshmitarëve të caktuar që të japin informacione për rastin.

“Nëse më pyesni mua, në përgjithësi në një fjali do të them se përgjithësisht në shtet ekziston ambient në të cilin politika nuk përzihet në punën e gjykatave dhe prokurorive dhe shpresoj se ashtu do të vazhdojë të mbetet”.

Në parim, shtoi ai, nuk ka asgjë kundër që persona ekspert të huaj në të ardhmen të punojnë në mbështetje të sistemit gjyqësor në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat