Shefi i ushtrisë kroate për vizitë në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Shefi i ushtrisë kroate për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shefi i ushtrisë kroate për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 09:04
Mirko Shundov

Për vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të qëndrojë delegacion i lartë i forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kroate, gjenerali Mirko Shundov.

Gjenerali Shundov në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Gjenerali Shundov do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes.

Delegacioni i FA të Republikës së Kroacisë, pritet ta vizitojë edhe një pjesë të komandove dhe njësitet e Armatës, ku do të njoftohet me misionin e tyre, detyrat dhe trajnimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...