Sijarto: Shtyrja e vendimit për Maqedoninë e Veriut, ishte kundër interesave të BE-së

Maqedonia

Sijarto: Shtyrja e vendimit për Maqedoninë e Veriut, ishte kundër interesave të BE-së

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:47
Piter Sijarto

Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së në Helsinki do të flasin për zgjerimin dhe për datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Para fillimit të mbledhjes, ministri hungarez për punë të jashtme Piter Sijarto, përsëriti mesazhin për Qeverinë e tij se zgjerimi për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të veçantë për vendin e tij, por ashpër ka kritikuar “dyfytyrësinë” e vendeve perëndimore.

“Ne jemi për zgjerim të shpejtë të BE-së, dhe përshpejtim të procedurës për anëtarësim dhe hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por përvoja ime tregon se kolegët perëndimor vetëm flasin për zgjerim dhe sjellin vendime kundër, kjo është dyfytyrësi”, tha Sijarto.

Ai shtoi se për Hungarinë si vend fqinj i Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i këtij rajoni është me rëndësi të veçantë.

“Shumë më vjen keq që shumë partnerë perëndimor janë dyfytyrësh dhe shtyrja herën e kaluar ishte kundër interesave të Bashkimit Evropian”, tha Sijarto duke aluduar për vendimin e qershorit të Këshillit për Punë të përgjithshme të BE-së të shtyjë datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mbështetje Maqedonia e Veriut mori edhe nga ministri i Luksemburgut, Zhan Aselborn.

I pyetur nëse i ka për zemër Shqipërinë dhe Maqedoninë, Aselborn tha se BE ka për qëllim të sjellë vendim për negociata me këto dy vende në tetor.

Ministrat e BE-së sot do të mbajnë takim me kolegët e tyre të rajonit, mes të cilëve edhe me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat