Lajçak: Vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është vendimtar për zgjerimin e BE-së

Maqedonia

Lajçak: Vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është vendimtar për zgjerimin e BE-së

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:35
Mirosllav Lajçak

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak paralajmëroi se vendimi i ardhshëm për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë kyç për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian (BE).

“Takimi në tetor do të dërgoj sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë sa jemi serioz. Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm, paralajmëroi Lajçak, para mbledhjes joformale të ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor i BE-së që po mbahet në Helsinki ku do të bisedohet për situatën në rajon.

Mes temave më të rëndësishme është mundësia për fillim të bisedimeve për aderim mes Brukselit dhe Shkupit, dhe Tirana në dritë të vendimit të BE-së në qershor, kur vendet-anëtare u detyruan se në tetor do të marrin vendim përfundimtar për fillimin e procesit aderues.

Lajçak i ka bërë thirrje Prishtinës t’i heq taksat e produkteve serbe dhe theksoi se realiteti është se Kosova nuk është njohur nga pesë shtete të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat