Tortevski: Kur isha këshilltar në PSP, më është ofruar ryshfet

Maqedonia

Tortevski: Kur isha këshilltar në PSP, më është ofruar ryshfet

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:21
Aleksandar Tortevski

Avokati Aleksandar Tortevski për revistën javore “Fokus” zbulon se atij iu ofrua ryshfet kur ishte këshilltar në Prokurorinë Speciale Publike.

Në lidhje me atë nëse ryshfeti iu ofrua për ndonjë rast në PSP, ai u përgjigj:

“Po, dhe e paraqita në PSP. Tani më vjen keq që nuk kam konfirmimin, po përpiqem ta marr, por ka një problem sepse tani nuk ka kush ta aprovojë sepse Katica është në paraburgim. Përndryshe, mua më janë ofruar para të mëdha – pesëdhjetë mijë euro”, deklaroi Tortevski

Ai e paraqiti këtë rast te shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e cila aktualisht është në paraburgim për shpërdorim të pushtetit dhe përfshirje në rastin “Haraçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat