Naumovska, Mehmedoviq dhe Kolemishevski janë zëvendësministrat e rinj të Qeverisë

Maqedonia

Naumovska, Mehmedoviq dhe Kolemishevski janë zëvendësministrat e rinj të Qeverisë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:48
Shkupi

Për zëvendësministër të Ekonomisë u zgjodh Kiril Kolemishevski me 62 vota ‘për’ dhe 13 ‘kundër’.

Krahas tij, për zëvendësministra u zgjodhën edhe Nexhad Mehmedoviq në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve dhe Elizabeta Naumovska në Arsim dhe Shkencë.

Në debatin e pasdites deputetët e opozitës nuk kishin vërejtje për biografitë e zëvendësministrave të propozuar, por i kritikuan sektorët për të cilët emërohen, përkatësisht arsimin dhe ekonominë.

Ndryshe, më herët Kuvendi votoi edhe dy ministra të rinj, të Financave dhe Ministrinë pa resor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat