Maqedoni, nga tetori do të rritet paga minimale në 15.500 denarë

Maqedonia

Maqedoni, nga tetori do të rritet paga minimale në 15.500 denarë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë mori vendim në të cilin rritet paga minimale në 15.500 denarë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për TV21 tha se Qeveria punon në ligj të posaçëm për rritjen e pagave në sektorin privat, me çka shteti do t’i mbulojë shpenzimet për kontributet.

“Së shpejti pritet rritja e pagës minimale në vend. Jemi të mendimit se ka hapësira për rritje të pagës minimale, por si Qeveri punojmë në ligj të posaçëm për rritjen e pagës minimale në sektorin privat ku shteti do t’i mbulojë kontributet. Në mënyrë paralele punojmë në dy projekte të reja”, tha Bekteshi.

Kryeministri Zaev dje në Kuvend tha se politikat ekonomike të Qeverisë japin rezultate, të hyrat nga kontributet nuk kanë qenë asnjëherë më të larta dhe paratë kthehen tek qytetarët. Ai deklaroi se të gjitha masat efektive janë të dukshme dhe përsëriti se kemi rritje të BVP-së prej 4.1%, papunësia është ulur për 5% dhe është 17.8%.

Momentalisht paga minimale në Maqedoni është rreth 12.000 denarë dhe rreth 130.000 të punësuar janë me pagë minimale, që është diku rreth 20% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat