Sindikata kundër ministrit Arbër Ademi: Mësuesit nuk do t’i marrin nxënësit

Maqedonia

Sindikata kundër ministrit Arbër Ademi: Mësuesit nuk do t’i marrin nxënësit

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:58
Ilustrim

Menjëherë pas konferencës për shtyp të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, brifing mbajti edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ndërsa qëndrimi përfundimtar i tyre para nisjes së nesërme të vitit shkollor edhe një herë ju bënë thirrje të mos i marrin nxënësit.

Jakim Nedellkov, kryetari i kësaj sindikate, duke paralajmëruar grevën e nesërme shprehi pakënaqësi ndaj rritje së pagave prej 5 përqind dhe thotë se nuk do t’i pranojnë nxënësit në shkolla.

“Të gjithë anëtarët tonë do të vinë në punë, do të jenë në një hapësira, derisa sa të zgjasë dita e punës, por nuk do t’i pranojnë nxënësit që vinë në shkollë. Kjo do të jetë grevë paralajmëruese. Nga dita e martë mësuesit do të mbajnë mësim,por kërkojmë bisedime me Qeverinë për përmbushjen e kërkesave tona për rritje të pagave për 25 përqind. Nëse në fund të shtatorit nuk përmbushen kërkesat tona, në tetor do të dalim me greva”, thotë Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në konferencën e sotme tha se MASH dhe Qeveria mbesin në qëndrimin se nesër mësuesit duhet ta bëjnë punën e tyre.

“Ne i respektojmë vendimet e SASHK. Nxënësit duhet të jenë në shkollë. Zgjidhje do të ketë, do të ketë edhe rritje të pagave. Mësuesit duhet ta bëjnë punën, ndërsa prindërit dhe nxënësit duhet të vinë në shkollë”, shtoi ministri.

Ademi tha se nuk mban mend kur ndonjë sindikatë ka organizuar grevë në kushte kur u janë rritur pagat punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat