Nesër vazhdojnë bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Nesër vazhdojnë bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në këtë takim, grupet punuese të pushtetit dhe OBRM-PDUKM-së do të përpiqen t’i përafrojnë qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike.

Takimi i fundit i ekipeve të shtunën u anulua dhe nuk kishte asnjë avancim.

Kjo ishte e qartë edhe nga qëndrimet e ditës së sotme. Së pari, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp akuzoi ministrin e Drejtësisë, Renata Deskoska si fajtore kryesore se pse palët s’kanë arritur marrëveshje. Edhe Deskoska reagoi ndaj deklaratës së Mickoskit duke para shtruar pyetje “a vlejnë interesat e liderit tuaj më shumë se interesat e qytetarëve”, duke aluduar se Mickoski e mbron Nikolla Gruevskin.

Në mënyrë paralele me bisedat mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, në Kuvend duhet të vazhdojë procedura për Propozim-ligjin për Prokurori Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat