OBRM-PDUKM: Viti i ri shkollor filloi me paqartësi, grevë dhe presione

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Viti i ri shkollor filloi me paqartësi, grevë dhe presione

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se për shkak të paaftësisë së pushtetit, viti i ri shkollor sot ka filluar me paqartësi, grevë dhe presione.

Ata thonë se mesazhin që e marrin gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, është se Maqedonia është shtet i humbur me pushtet të korruptuar.

“Mesazhi që Zaev e dërgon tek ata është se ai ka kohë për haraç, për pritje të tregtarëve të marihuanës, për tendere të kurdisura, por jo edhe për zgjidhjen e problemeve në arsim”.

“Zaev dërgon mesazhin se nëse duhet do ta shes edhe emrin dhe identitetin për të mbetur në pushtet, por nuk e ka ndërmend të sigurojë paga të denja për mësuesit, si dhe shkolla dhe banka të mira”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se situata në arsim asnjëherë nuk ka qenë më e keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat