OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski në konferencë për shtyp tha se “duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për të mirën e qytetarëve për shkak se shpëtimi nga kjo Qeveri e paaftë dhe korruptuese janë vetëm zgjedhjet e parakohshme kuvendare”.

“Tre vite rend Maqedonia i duron pasojat e këtij pushteti të paaftë. Kjo Qeveri për shtatë muaj mezi i realizoj 24.5% të investimeve kapitale”, tha Misajllovski.

Sipas tij edhe të dhënat zyrtare që i publikon Enti Shtetëror për Statistika në qershor të vitit 2019 kemi pasur 1.5% më pak leje për ndërtim nëse krahason me qershorin e vitit 2018. Misajlkovski thotë se rezultate të këqija ka edhe tek numri i punëtorëve në industri ku për këtë vit ka rënie për 2.5% nëse krahason me vitin e kaluar.

“Shteti ka stagnuar. Tregues për këtë janë edhe investimet e huaja të drejtpërdrejta në tremujorin e dytë të vitit 2019 që është 7.6 milionë euro, në kohën kur në Serbi kemi 1.7 miliardë euro, në Slloveni 561 milionë euro, në Kroaci 273 milionë euro, në Bullgari 286 milionë euro.”, tha Misjallovski.

Ai shton se gjendje e keqe shihet edhe tek pagesa e tatimeve dhe se këto të dhëna tregojnë për paaftësinë e LSDM-së.

“Maqedonisë nuk mund të përparojë me këtë pushtet, për këtë shkak na duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare sa më shpejt”, tha Misjallovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat