Ademi: Do të vazhdojnë bisedimet për pagat në arsim

Maqedonia

Ademi: Do të vazhdojnë bisedimet për pagat në arsim

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:45
Arbër Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi konsideron se gjatë periudhës së ardhshme me dialog konstruktiv dhe të arsyeshëm do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat që në mënyrë të përbashkët të vendosin për rritjen e ardhshme të pagave për punëtorët në arsim.

“Duke marrë parasysh përvojën time dhe relacionet e mia si ministër i Arsimit dhe Shkencës me partnerët e mi, siç është Sindikata e Arsimit dhe Shkencës mendoj se në mënyrë konstruktive do të vazhdojmë të kemi bisedime. Do t’i shqyrtojmë të gjitha parametrat në mënyrë konstruktive dhe të arsyeshme. Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe bashkërisht do të vendosim për rritjen e pagave në arsim. Por, kjo duhet të shqyrtohet edhe nga Qeveria”, tha sot Ademi.

Në Qeveri, siç potencoi ai, ka vullnet për rritje të pagave dhe kjo është përcjellë nga kryeministri përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ministri Ademi shtoi se do të vazhdojnë me, siç tha ai, dialogun konstruktiv me këtë sindikatë që të përmirësohet paga e të punësuarve në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat