Stefanova: Nuk di për letrën e Janevës

Maqedonia

Stefanova: Nuk di për letrën e Janevës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:01
Lile Stefanova

Prokurorët Lile Stefanova dhe Artan Ajro, pas seancës së sotme për lëndën ‘Titanik’, nuk u përgjigjën në pyetjen se çfarë është biseduar në kolegjium për letrën e Katica Janevvës, që përmes gjykatës, ka u ka dërguar kërkesë që të gjitha hetimit dhe aktakuzat në afat prej 3 ditë të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

“Nuk di, isha në gjykim, nuk e di atë letrën. Kur do ta lexoj, do t’u tregoj”, tha Stefanova.

Ndryshe, edhe më herët ene nga PSP vërtetuan se Janeva nga burgu i Shuto Orizares ka dhënë urdhër që të gjitha hetimet dhe procedurat parahetimore të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Bëhet fjalë për autorizim që ju jepet prokurorëve që në afat për tre ditë të dorëzojë hetimet dhe procedurat hetimore në Prokurorinë e rregullt.

Për urdhrin e Janevës duhet të merret vendim në kolegjiumin e PSP-së. Mandati i PSP-së skadon më 15 shtator ndërsa statusi i ardhshëm i kësaj prokurorie duhet të zgjidhet me Ligjin e ri për Prokurori Publike i cili është në procedurë kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat