Prokuroria Publike: Kemi pranuar autorizim nga Janeva për lëndët e PSP-së

Maqedonia

Prokuroria Publike: Kemi pranuar autorizim nga Janeva për lëndët e PSP-së

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:32
Foto

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se sot gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup, ka dorëzuar njoftim nga prokurorja speciale Katica Janeva, të cilën e ka pranuar përmes burgut të Shkupit.

Siç thonë nga Prokuroria Publike, në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale i autorizon prokurorët e PSP-së që lëndët e tyre t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut.

“Gjithashtu, në Prokurorinë Publike është pranuar njoftim me kërkesën e informacioneve nga Prokuroria Speciale, në të cilën është dorëzuar edhe autorizimi”.

“Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut i shqyrton këto parashtresa, me çka opinioni do të njoftohet në kohë”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, sot prokurorja speciale Katica Janeva nga burgu ka autorizuar prokurorët e PSP-së që lëndët e tyre t’i dorëzojnë tek Prokuroria Publike.

Akoma nuk ka informacione zyrtare se pse Janeva e ka bërë këtë veprim, ndërsa juristët këtë e kanë cilësuar kontestuese, duke thënë se Janeva nuk mund të japë urdhra nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat