Rritet numri i personave të sëmurë me leukemi në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i personave të sëmurë me leukemi në Maqedoni

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Mjekët paralajmërojnë se sëmundjet e gjakut janë të rënda dhe numri i pacientëve në Maqedoni po rritet. Në katër vjet, numri i pacientëve me leukemi akute është rritur në Maqedoni.

“Në vitin 2014 janë diagnostikuar 50 pacientë me leukemi akute gjatë gjithë vitit, 91 pacientë me leukemi akute vitin e kaluar, ndërsa deri më 30 qershor të këtij viti ne tashmë kemi 50 pacientë të diagnostikuar rishtas me leukemi akute”, tha Irina Panovska – Stavridis, drejtore e Klinikës së Hematologjisë.

“Numri i pacientëve në këtë kohë është rritur me gati 80%. Unë nuk po flas vetëm për hematologji, por po flas për të gjithë pacientët me onkologji”, tha Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë.

Terapi ka për të gjithë pacientët me sëmundje hematologjike, thonë autoritet. Ministri Filipçe njoftoi ndryshime legjislative për të ndryshuar listën pozitive të ilaçeve, dhe vlerësoi që tashmë është importuar terapi e re që nuk ka qenë në dispozicion deri më tani në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat