Komisioni i Venedikut dëgjon deputetët për Ligjin e Gjuhëve

Maqedonia

Komisioni i Venedikut dëgjon deputetët për Ligjin e Gjuhëve

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:22
Foto

Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut sot zbarkuan në Kuvendin e Maqedonisë ku në takime të ndara kanë dëgjuar mendimet e deputetëve nga subjektet më të mëdha parlamentare. Pas takimeve deputetët e shumicës parlamentare thanë se janë të gatshëm të respektojnë dhe inkorporojmë edhe vërejtjet e komisionit në rast se ka të tilla, por sipas deputetit të BDI-së, Artan Grubi, nga bisedat e sotme ai nuk ka konstatuar se mund të ketë ndonjë vërejtje seroze për ligjin.

“Ligji është në fuqi por nëse të gjithë dakordohemi se do ti respektojmë vërrejtjet e komisionit të Venedikut, mund ti inkorporojmë në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kuptohet kjo mund të bëhet me marrëveshje mes të gjithëve në Kuvend”, tha Sonja Mirakovska.

“Ne tani me përfaqësuesit të Komisionit të Venedikur diskutuam rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çrast prezantuam qëndrimin e BDI-së se ky ligj është në përputhje me normat kushtetuese dhe rrumbullakson pjesën normative të marrëveshjes paqësore të Ohrit me çrast theksova se sa më të barabartë janë qytetarët brenda shtetit aq më lojal janë edhe ndaj shtetit”, tha Artan Grubi.

Partitë opozitare thanë se kanë shprehur shqetësimet e tyre para anëtarëve të Komisionit të venedikut lidhur me ligjin në fuqi për përdorimin e gjuhëve. OBRM-PDUKM konteston procedurën dhe kushtetueshmërinë e ligjit, ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarët tha se ka shprehur qëndrimin e tyre për emërtimin aktual të gjuhës shqipe.

“I notuam dhe I tham vërejtjet der te vetë Komisioni I Venedikut sepse OBRM-PDUKM ka qëndrim principiel dhe konzistent nga vetë fillimi lidhur me këtë çështje, ndërsa në mënyrë plotësuese vërrejtjet që u dhanë ishin për gjithë procedurën e Rregullores rreth miratimit të procedurës si dhe rreth kushtetueshmërisë të gjithë zgjidhjes ligjore”, tha Nikolla Micevski.

“Morën mendimin tonë në lidhje me këtë ligj. Natyrisht ne paraqitëm dhe vërejtjet tona ldhur me ligjin edhe pse e kemi përkrah. Kryesisht vërejtjet kanë të bëjnë me definicionin për gjuhën shqipe. Ne insistojmë si subjekt politik përsëri me ndryshimet kushtetuese most ë ketë definicione ofenduese për gjuhën shqipe, sepse nuk mund të ketë gjuhë që e flasin mbi ose nën 20 përqind, sepse kështu mer formën dhe karakterin e një drejte të përkohshme, por jo gjuhë që e flasin shqiptarët dhe është gjuha shqipe”, tha Ziadin Sela.

Komisionit të Venedikut i është kërkuar të jap mendim lidhur me dy çështje të ligjit për përdorimin e gjuhës, përdorimin e gjuhës shqipe në kartmonedha si dhe në uniformat e ushtrisë. Deputeti i BDI-së tha se nëse komisioni jep mendim pozitiv atëherë do të kërkojnë edhe inkorporimin e këtyre dy elementeve në ligjin në fuqi ku nuk bëjnë pjesë aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat