Kambovski: Prokuroria Publike mund t’i ndërmarrë lëndët e PSP-së

Maqedonia

Kambovski: Prokuroria Publike mund t’i ndërmarrë lëndët e PSP-së

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:11
Vllado Kambovski

Lëndët e PSP-së mund të kalojnë në Prokurorinë Publike dhe për këtë ka bazë ligjore, konsideron akademiku Vllado Kambovski i cili merr pjesë në konsultime në Ministrinë e Drejtësisë për ligjin e ri për Prokurori Publike.

“Prokurori publik shtetëror ka autorizim sipas vendosjes kushtetuese të Prokurorisë Publike e cila bazohet në vartësi hierarkike, të ndërmarrë lëndë nga prokurori të tjera. Kjo zgjidhje dihet të realizohet dhe sipas mendimit tim lëndët duhet t’u ndahen prokurorëve të PSP-së”, tha Kambovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Variant tjetër, sipas tij, është Prokuroria Speciale Publike të bashkohet me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të zgjidhet prokuror i ri special dhe PSP-ja të vazhdojë t’i udhëheqë lëndët.

Kambovski konsideron se PSP-ja e ka luajtur rolin e saj në një periudhë tranzitore dhe ka hapur shumë lëndë, por tani janë reformat në sistemin gjyqësor, Prokuroria Publike aftësohet që me efikasitet ta ndjekë krimin dhe korrupsionin e rritur.

Nevojitet zgjidhje sepse, thekson Kambovski, sipas Ligjit për PSP, 15 shtator skadon mandati i prokurores speciale publike Katica Janevës e cila është arrestuar, ndërsa vetëm ajo mund të delegojë dhe revokojë autorizimet e prokurorëve në PSP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat