Milloshovski: Letra e Janevës, veprim i koordinuar me Zaevin, Joveskin dhe Ruskovskën - Bota Sot
Milloshovski: Letra e Janevës, veprim i koordinuar me Zaevin, Joveskin dhe Ruskovskën

Maqedonia

Milloshovski: Letra e Janevës, veprim i koordinuar me Zaevin, Joveskin dhe Ruskovskën

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:24
Antonio Milloshoski

Ka përfunduar edhe takimi i sotëm i grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës, për të arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe udhëheqësi i grupit të opozitës Antonio Milloshoski, pas përfundimit të takimit tha se për momentin po diskutohen pengesat kryesore, duke shtuar se të njëjtat mbeten pa konsensus të përbashkët.

Milloshovski foli edhe për letrat e Janevës, e cilë kërkoi që të gjitha lëndët e PSP-së të barten tek Prokuroria Publike, ku tha se Janeva nuk mund të vendos nga paraburgimi për institucionin në të cilin dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Milloshovski tha se letra e Janevsë me të cilën kërkoi bartjen e lëndëve të PSP-së tek Prokuroria Publike, është veprim i koordinuar i kryeministrit Zoran Zaev, kryeprokurorit shtetëror Ljubomir Joveski, prokurores Villma Ruskovska, me Katica Janevën.

Ai tha se takimet e grupeve të punës do të vazhdojnë pas festës së Ditës së Pavarësisë, e cila do të shënohet ditën e hënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...