Zjarr pyjor mbi Viniçe, në terren tre ekipe të zjarrfikësve

Maqedonia

Zjarr pyjor mbi Viniçe, në terren tre ekipe të zjarrfikësve

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Tre automjete të zjarrfikësve me nëntë zjarrfikës janë nisur në afërsi të fshatit Viniçe për ta shuar zjarrin pyjor në Mal të Zi të Shkupit, konfirmoi komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Bashkisë të Shkupit, Vlladimir Simonovski.

Zjarri është në terren të paarritshëm dhe derisa zjarrfikësit nuk janë në gjendje ta vënë nën kontroll, siç tha Simonovski, në ndihmë do të thirret Armata.

Dje zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit e kanë shuar zjarrin pyjor në afërsi të fshatit Straçincë ku është djegur pylli i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat